
Ka përfunduar numërimi i votave për Asamblistë në Gjakovë

Në Gjakovë ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet nga të 146 vendvotimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
AAK renditet si parti e parë me 32.26 përqind, pasuar nga VV me 18.78 përqind dhe PDK me 15.49 përqind.
Nga lista e AAK’së, pesë më të votuarit janë:
ARDIAN GJINI – 11,789 Vota
FLAMUR FETAHAJ – 903 Vota
DURIM HALILAJ – 646 Vota
FERDINAND KOLAJ – 589 Vota
ALBULENA KOMANI – 556 Vota
Tek Vetëvendosje, në krye të listës janë:
MIMOZA SHALA – 6,865 Vota
MUSTAFA DOMI – 424 Vota
NGADHNJIM DANA – 374 Vota
LEDIAN REXHA – 360 Vota
ALBI RUDI – 349 Vota
Në pesëshen e parë të PDK’së në këtë komunë renditen:
HAJDAR BEQA – 5,660 Vota
GANI HAJDARI – 892 Vota
EDON ZENELI – 508 Vota
ADELINA SHEHU KOLA – 412 Vota
HYSNI MUHADRI – 389 Vota
Ndërkohë, tek lista e LDK’së pesë të parët janë:
SHEFQET SHEHU – 4,583 Vota
SHKËMBIN RAMA – 505 Vota
JON BYTYQI – 488 Vota
KUJTIM GOLAJ – 354 Vota
ERION KAMERI – 225 Vota.
Në garën për kryetar komune, do të përballen në balotazh Ardian Gjini i AAK’së dhe Ardian Gola i VV’së.
Balotazhi mbahet me 9 nëntor.
(Kosova Sot Online)