Ky është rezultati aktual në Prishtinë

  • A.P /
  • 18 October 2025 - 10:00
Ky është rezultati aktual në Prishtinë

72,76% e votave janë numëruar deri më tani për Kuvendin Komunal në Prishtinë, sipas përditësimit të fundit të KQZ-së në 08:55, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

LDK, me prijës të listës Përparim Ramën, deri më tani ka 29.29% apo 20,351 vota, duke u pasuar nga PDK, me prijës të listës Uran Ismailin, e cila deri më tani ka 22.37% apo 15,539 vota.

Ndërkaq, e treta është Lëvizja Vetëvendosje, listës të së cilës i prin Mrika Limani-Myrtaj, me 21.63% apo 15,029 vota.

E katërta është AAK me Bekë Berishën, e pesta Lidhja për Prishtinën me Fehmi Kupinën dhe e gjashta është PSD me Besa Shahinin.

(Kosova Sot Online)