
Spitali i Pejës ka dhënë detaje për gjendjen e personave të plagosurve

Spitali i Pejës ka dhënë detaje për gjendjen e personave të plagosurve dje në këtë qytet. Në njoftimin e spitalit, bëhet e ditur se njëri nga pacientit është duke u trajtuar ende në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurse pacienti tjetër, është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Njoftimi:
Në vijim të njoftimeve lidhur me rastin e plagosjes së ndodhur dje, Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se:
Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën.
Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore.
(Kosova Sot Online)