Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

  • A.P /
  • 20 October 2025 - 08:47
Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto ndihma janë siguruar si pjesë e aktiviteteve për Muajin Rozë, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe janë dhuruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”.

“Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, shkruhet në faqen e proflit në Facebook të ShSKUK-së.

(Kosova Sot Online)