Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 October 2025 - 09:07
Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së hënës në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht pranë objektit të Policisë.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)