
Po vijon dita e katërt e numërimit të fletëvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita e katërt e numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, proces i cili po shkon drejt fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri sot në orën 10:00, janë numëruar 104 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 93 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
(Kosova Sot Online)