
Fatmir Sheholli është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.
“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi
Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit.
Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
(Kosova Sot Online)