Sot seanca paraprake për dosjen ndaj Veliajt

  • A.P /
  • 21 October 2025 - 09:47
Sot seanca paraprake për dosjen ndaj Veliajt

Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Tiranë, këtë të martë pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe 16 personave të tjerë të akuzuar nga SPAK, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Seanca është parashikuar të nisë rreth orës 09:00, ndërsa bojkoti i avokatëve, i shpallur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, mund të ndikojë sërish në shtyrjen e saj. Bojkoti vijon deri më 25 tetor, si protestë ndaj arrestimit të një avokati në Durrës, dhe përfshin të gjitha seancat penale, përveç atyre për masat e sigurisë.

SPAK akuzon Veliajn për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Seanca e mëparshme, më 10 tetor,

(Kosova Sot Online)