Osmani shtron Darkën e Lamës, mysafir edhe Dimal Basha

  • A.P /
  • 21 October 2025 - 11:16
Osmani shtron Darkën e Lamës, mysafir edhe Dimal Basha

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, në mbajtjen e Darkës së Lamës, ka shprehur falënderime për aleatë e përfaqësues të jetës institucionale dhe shoqërore që e ‘’ mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë’’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë se Darka e Lamës e cila është nismë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, është kujtesë e ‘’lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen’’.

Pjesë e kësaj darke, siç shihet në fotot e ndara nga Osmani, ka qenë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

Postimi:

Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë.

Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës.


(Kosova Sot Online)