Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara

  • A.P /
  • 21 October 2025 - 15:50
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë ka ndaluar barna dhe suplemente të padeklaruara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vlera e pergjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro.

Postimi:

Ndalohen barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

Prizren, 21 Tetor 2025 – Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë kanë ndaluar mbrëmë një automjet gjatë një kontrolli rutinë, ku është zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit.

Vlera e pergjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore.

(Kosova Sot Online)