Çifti shqiptar shtrohet në spital pas natës së parë të martesës

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 09:15
Çifti shqiptar shtrohet në spital pas natës së parë të martesës

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Korçë, ku një çift i ri që sapo kishte filluar bashkëjetesën në një banesë me qira, është përballur me pasoja serioze pas një eksperience të rrezikshme me substanca narkotike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy të rinjtë kishin vendosur të provonin hashash, por në një mënyrë jo të zakonshme, jo përmes pirjes me cigare, por duke konsumuar me pikatore poshtë gjuhës, një metodë që rrit ndjeshëm përthithjen dhe efektin e substancës aktive.

Sipas raportimit, nga spitali kanë bërë të ditur se të rinjtë janë paraqitur me simptoma të forta shqetësimi mendor, të përziera, palpitacione dhe konfuzion të thellë. Ata janë trajtuar në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, por rasti ka alarmuar prindërit dhe komunitetin lokal për rrezikun që përfaqësojnë eksperimentet me substanca narkotike, shkruan Ora Neës


(Kosova Sot Online)