
Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Rekomandohen qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.
Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinave, që t’i udhëzojnë fëmijët tëmosiprekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra.
Fushata është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
(Kosova Sot Online)