
Dyshohet se janë helmuar disa nxënës në Pejë

Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës dyshohet se janë helmuar. Ata janë trajtuar në QMF’në atje e më pas janë liruar për në shtëpi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se drejtori i shkollës është ftuar për intervistim dhe ka dhënë deklaratë.
“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.
(Kosova Sot Online)