Të shtëna me armë dhe zjarr pranë parlamentit serb

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 13:45
Të shtëna me armë dhe zjarr pranë parlamentit serb

Një person është lënduar pasi një i dyshuar gjuajti me armë në drejtim të tij, në Beograd,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti ndodhi pranë parlamentit, në kryeqytetin serb.

Sipas RT-së, sulmuesi e plagosi 57-vjeçarin në ije dhe më pas ia vuri flakën tendës ku po qëndronin përkrahësit e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Përmes një reagimi të shpejtë të policisë dhe sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë në Beograd, u arrestua një person, Vladan A., 70-vjeçar.

(Kosova Sot Online)