
Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave me kusht

Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave me kusht, nga shtatë vendvotimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas rezultateve të KQZ’së, Hajrulla Çeku i VV’së ka marrë 35.12% apo 72 vota.
Pas tij renditen Përparim Rama i LDK’së me 33.17% apo 68 vota dhe Uran Ismaili i PDK’së me 27.32% apo 56 vota.
Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama renditet i pari me 33.71 përqind.
Hajrulla Çeku renditet i dyti me 33.22 përqind dhe Uran Ismaili i treti me 27.65.
Çeku renditet i pari edhe në votat e diasporës.
Ndryshe, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh më 9 nëntor.
(Kosova Sot Online)