Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 15:30
Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Meta, përmes avokatit të tij Kujtim Çakrani, ka argumentuar se janë shkelur afatet ligjore të paraburgimit, pasi sipas mbrojtjes, afati 1-vjeçar ligjor është tejkaluar që prej ditës së djeshme.

Megjithatë, Apeli i GJKKO-së ka vendosur të mos pranojë kërkesën, pa bërë publike ende një arsyetim të plotë ligjor për vendimin e dhënë.

“Se dimë çfarë vendimmarrje do marrë gjykata do e kalojë për gjykim apo do e kthejë për gjykim. Jemi në errësirë totalë sa i përket çështjes së zotit Meta. Tha kam rrëzuar kërkesën, s’e dimë vendimin e arsyetuar. Ka krijuar precedent të rrezikshëm sot me zotin Meta. Afati 1-vjeçar është ezauruar dje, dhe teknikalitetet që mund të gjejë gjykata për të justifikuar vendimin e saj. Nesër do shqyrtohet kërkesa për revokimin”, tha avokati Kujtim Çakrani.

(Kosova Sot Online)