
Ja si do të jetë moti të enjten

Të enjten në Kosovë, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga mjegulla dhe vranësira të ulëta, kryesisht përgjatë luginave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Me kalimin e kohës, ato pritet të shpërndahen, duke i lënë vend intervaleve me diell gjatë ditës.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes mund të shfaqen herë pas here reshje të lehta shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 10°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 19°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)