Amerikanët mund të heqin sanksionet ndaj Dodikut

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 07:31
Amerikanët mund të heqin sanksionet ndaj Dodikut

Deri në fund të kësaj jave, ose në fillim të javës tjetër, SHBA-të mund të heqin sanksionet ndaj Milorad Dodik, bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të familjes, konfirmuan për “Glas Srpske” disa burime diplomatike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç shkruan Glas Srpske, përveç individëve, sanksionet do të hiqen edhe ndaj kompanive që ishin në listën e Zyrës Amerikane të Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC).

Ky informacion u konfirmua edhe nga disa media në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat deklarojnë se Dodik është informuar tashmë për këtë fazë të planit amerikan për BiH, kështu që tani pritet njoftimi zyrtar nga “OFAC”.

Si përkujtesë, administrata e ish-Presidentit Amerikan Joe Biden, përkatësisht Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit, ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive të shumta, duke i lidhur ata me udhëheqësin e SNSD-së Milorad Dodik.

(Kosova Sot Online)