
Një person vdes në Aeroportin e Prishtinës

Një person ka vdekur dje në Aeroportin e Prishtinës, derisa ishte duke pritur për të udhëtuar për në Zvicrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima është shtetas zviceran.
Atij i është keqësuar papritmas gjendje shëndetësore dhe i është ofruar ndihmë mjekësore, mirëpo pa sukses.
Policia njofton se është duke e hetuar rastin.
“Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)