Vjosa Osmani është nisur drejt Gjermanisë

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 10:24
Vjosa Osmani është nisur drejt Gjermanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Gjermanisë, ku do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E para e vendit do të dalë përballë studentëve për të folur për mbrojtjen e demokracisë.

Ngjarja është paralajmëruar të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme studentësh, meqë në universitet është duke u zhvilluar Java e Takimeve me Personalitete Evropiane.

Kjo ndalesë e Osmanit është në vazhdën e takimeve të shumta që ajo do të zhvillojë, në vizitën e saj zyrtare në Gjermani.


(Kosova Sot Online)