Osmani: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 16:01
Osmani: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Berlin, në ‘’Aspen Institute’’, ku ka mbajtur ligjëratë, ka folur për Kosovën si një shtet që ‘’në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.’’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se ajo çka mbetet e palëkundur është se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

‘’ Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike’’, ka deklaruar ajo.

Postimi:

E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.

Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike.


(Kosova Sot Online)