Ankohet qytetari: Më erdhi fatura e rrymës dhe për një moment mendova mos jam oligark

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 08:35
Ankohet qytetari: Më erdhi fatura e rrymës dhe për një moment mendova mos jam oligark

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar në profilin e tij se ka pranuar faturën e rrymës për muajin tetor dhe se çmimi që do t’i duhet ta paguaj është i lartë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Miftaraj ka thënë se në bazë të asaj se sa do t’i duhet të paguaj, i bie të jetë “oligark ose pronar i ndonjë biznesi”.

Postimi i plotë:

 Më erdhi fatura e rrymës për muajin tetor për shpenzimet në banesë.

Në bazë të çmimit të fatures për një moment mendova mos jam oligark apo pronar i ndonjë bisnesi.

Pastaj mu kujtua se nga kjo faturë fiton me siguri shumë ndonjë oligark ose këshilltar i lidhur me partinë në pushtet.


(Kosova Sot Online)