Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 07:21
Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Moti të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me reshje shiu gjatë orëve të hershme të mëngjesit në disa pjesë të vendit. Gjatë ditës do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore, me hove deri në rreth 50 km/h, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të shtunën në fillim pritet më shumë diell, por më vonë vranësirat do të shtohen gradualisht.

E diela do të sjellë reshje të dobëta shiu në disa zona të vendit.

(Kosova Sot Online)