Ambasada gjermane ka shpërndarë mesazhin e kancelarit Friedrich Merz
Ambasada gjermane në Prishtinë ka shpërndarë sot mesazhin e kancelarit Friedrich Merz se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes sonë evropiane – e ardhmja e tyre është në BE.”, ka thënë kancelari gjerman Merz në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Londër.
“Kancelari Federal Merz theksoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësimin e rajonit në BE dhe vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në: amigracion, siguri, ekonomi, krimin e organizuar dhe kërcënimet hibride”, ka shkruar Ambasada gjermane.
Në fund, Ambasada gjermane potencon se Procesi i Berlinit mbetet një platformë e fortë për bashkëpunim dhe përparim të përbashkët në të gjitha fushat.
(Kosova Sot Online)
