Wesley Clark do të paraqitet në Hagë si dëshmitar
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Clark mbajti këtë post gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1997 deri në vitin 2000.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
(Kosova Sot Online)
