Meta: Kryekleptokrati Rama ia arriti qëllimit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka arritur ta shndërrojë Gjykatën Kushtetuese në një “seksion të Rilindjes”, duke eliminuar çdo mendim të pavarur dhe duke shkatërruar balancat kushtetuese në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Meta deklaron se nuk është i zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës për shuarjen e masës së paraburgimit, pasi nuk ka pritshmëri nga një drejtësi e kapur politikisht. Ai thekson se dosja do të çohet në Gjykatën e Strasburgut, pasi në Shqipëri nuk mund të pritet një proces i drejtë e i pavarur.
Meta thekson se arrestimi i tij më 21 tetor 2024 ishte “një rrëmbim kriminal i mirëplanifikuar” pas një fushate njëvjeçare propagandistike të orkestruar nga SPAK dhe Edi Rama me qëllim eliminimi i tij si faktor politik në prag të zgjedhjeve.
(Kosova Sot Online)
