Gjendet pa shenja jete një person
Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)
