Shqipëria hyn në BE deri në vitin 2030

  • A.P /
  • 25 October 2025 - 12:30
Shqipëria hyn në BE deri në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë një interviste në Berlin, Rama u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2030.

“Është një objektiv që nuk është i bazuar në dëshirë, është i bazuar në fakte”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Ndryshe, gjatë ditës së premte, prezente në këtë sesion ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se Kosova është një partnere strategjike e BE-së.

(Kosova Sot Online)