Një Qeveri stabilizuese është e domosdoshme në Kosovë

  • A.P /
  • 27 October 2025 - 08:55
Një Qeveri stabilizuese është e domosdoshme në Kosovë

Ekspert i sigurisë Burim Ramadani ka thënë se Kosova është në një krizë të thellë institucionale e politike dhe se duhet një qeveri stabilizuese nga partitë e tjera, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Duhet Qeveri Stabilizuese nga partitë tjera! Kosova sot është në krizë të thellë institucionale e politike. Kjo pasojë e bllokadës së shtetit në vitin 2025, por edhe keq-qeverisjes dhe izolimit katër vjeçar”, ka shkruar Ramadani.

Ramdani e ka përmendur edhe kolapsin buxhetor.

“Nesër duhet dhënë përgjigje nëse Kosova shmang kolapsin buxhetor, që është në prag dhe që e çon vendin drejt humnerës. Duhet dhënë garanci për mirëmbajtjen e sigurisë publike dhe promovimin e sigurisë kombëtare. Prandaj, besoj se një Qeveri Stabilizuese është e domosdoshme”, ka shkruar Ramadani.

(Kosova Sot Online)