Arrestohet prokurori në vendin e punës pasi dyshohet për marrje ryshfeti

  • A.P /
  • 27 October 2025 - 09:03
Arrestohet prokurori në vendin e punës pasi dyshohet për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kanë arrestuar në vendin e punës B.Sh., prokuror atje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komunikata e plotë:

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Prishtinë, 27 Tetor 2025 – 

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh  nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

(Kosova Sot Online)