Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se do të donte shumë të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë turneut të tij aziatik, raporton ”Le Figaro”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar zgjatjen e udhëtimit të tij, i cili, pas Malajzisë të dielën, ka planifikuar ta shkojë në Japoni të hënën dhe të martën, pastaj në Korenë e Jugut të mërkurën dhe të enjten.
Republikani 79-vjeçar shprehu gjithashtu entuziazëm për vizitën e tij në Tokio, ku pritet të mbërrijë rreth orës 17:00 sipas orës lokale.
Presidenti amerikan pritet të takojë nesër perandorin Naruhito sot dhe kryeministren e re të Japonisë, Sanae Takaichi.
Trump tha se mezi po priste ta takonte kryeministren japoneze dhe se kishte dëgjuar gjëra fenomenale për të.
Ai theksoi se udhëheqësja japoneze ishte një aleate dhe mike e shkëlqyer e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, me të cilin presidenti amerikan ishte shumë i afërt.
Në një bisedë të parë telefonike të shtunën, Sanae Takaichi e siguroi presidentin amerikan se ajo kishte vendosur si përparësi kryesore të qeverisë forcimin e lidhjeve dypalëshe, veçanërisht në aspektin e sigurisë.
(Kosova Sot Online)
