Të martën priten reshje shiu dhe bubullima

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 07:22
Të martën priten reshje shiu dhe bubullima

Të martën në Kosovë priten reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, herë pas here më intensive dhe me bubullima, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në zonat malore, reshjet do të jenë në formë bore. Nga mesdita, moti përmirësohet dhe vranësirat shpërndahen, duke sjellë intervale me diell.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 13°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)