Ja kur nis pushimi vjeshtor për nxënësit

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 08:08
Ja kur nis pushimi vjeshtor për nxënësit

Këtë javë, nxënësit e Kosovës do t’i largohen për pak ditë bankave të shkollës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, nga 29 deri më 31 tetor, ata do të kenë pushimin vjeshtor.

Pas këtij pushimi, procesi mësimor do të vazhdojë të hënën, më 3 nëntor, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

(Kosova Sot Online)