Berisha: Rama kërkoi dorëheqjen e Pirro Vengut

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 11:00
Berisha: Rama kërkoi dorëheqjen e Pirro Vengut

Lideri i PD, Sali Berisha, shtoi gjatë deklaratës për gazetarët jashtë Parlamentit se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e Pirro Vengut dhe jo të Ballukut, siç kanë raportuar mediat, duke e cilësuar situatën si një shembull të “dyfishtë të drejtësisë politike në vend”.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

...PS ka frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. E morët vesh, ku ia mbathi ky? A e patë se si u ngrit Pirro Vengu, u zhduk nga kjo? Se ju dezinformoni, thoni që Rama tha për Belindën që i kam kërkuar dorëheqjen në qeveri. Jo, ka qenë për Pirron që ta dini ju. Të paktën Belindës mos i jepni më rëndë...

...Se ku i kam burimet, i keni edhe ju, por u leverdis që t’ia shkarkoni të gjitha Belindës, por mua nuk më vjen keq për atë punë...

...Absolutisht do ketë protesta sepse pa protesta, situata vazhdon të degradojë gjithnjë e më shumë...

(Kosova Sot Online)