Liburn Aliu do jetë dhëndër Shqipërie

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 13:15
Liburn Aliu do jetë dhëndër Shqipërie

Në një konferencë zyrtare të mbajtur sot në Tiranë, për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një deklaratë që mes rreshtave konfirmoi një detaj që përflitej, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë fjalës së saj, Balluku, përveç vlerësimit për aftësitë profesionale të ish-ministrit të Kosovës, shtoi me humor:

“E kemi edhe dhëndër Shqipërie,” — duke nënkuptuar lidhjen e  tij në Shqipëri.

“Ai (Aliu) më tha që kam vendosur të dalë nga politika e të vij të jetojë në Shqipëri, duhet ta dini që (Liburni) do jetë dhëndër Shqipërie. Kështu që më shumë anon këndej, nga qytetari shqiptar tashmë, se sa nga ai i Kosovës. Megjithatë, porti është i Shqipërisë, i Kosovës, e i gjithë shqiptarëve”, theksoi Balluku.


(Kosova Sot Online)