Evropa në situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore
Evropa është në “situatën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme” që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Duke kërkuar unitet, Frederiksen tha se të gjitha vendet evropiane u prekën nga “lufta hibride ruse”, qoftë përmes ndërhyrjeve me dronë apo sabotimit.
“Danimarka po përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi Rusia po përpiqet të dobësojë shoqëritë tona dhe të na përçajë. Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë tani se ekziston një luftë hibride, dhe një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka, dhe javën tjetër ndoshta do të jetë dikush tjetër ku do të shohim sabotim ose… dronë që fluturojnë. Mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore”, u tha ajo gazetarëve.
(Kosova Sot Online)
