Arrestohet një mjek nga Kosova i dyshuar për ryshfet

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 15:15
Arrestohet një mjek nga Kosova i dyshuar për ryshfet

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se i njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.

Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

(Kosova Sot Online)