Balje pas shkarkimeve: Hakmarrja nga Kurti veç ka vazhduar

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 15:45
Balje pas shkarkimeve: Hakmarrja nga Kurti veç ka vazhduar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllari dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vendimi është marrë ditën e djeshme, më 27 tetor.

Ky veprim po shihet si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetës së komuniteteve, Duda Balje, e cila nuk e votoi Qeverinë e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës.

Lidhur me këtë,  ka reaguar Balje e cila  pas shkarkimeve ka shkruar  shkurt: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.

(Kosova Sot Online)