Rama: Ne po ecim përpara me ide dhe energji

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 16:05
Rama: Ne po ecim përpara me ide dhe energji

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prishtina ka fituar çmimin ndërkombëtar të Fondacionit Holcim për arkitekturë të qëndrueshme e inovacion urban, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kjo është me tulltoren Qendra ArtTek.  Lajm i jashtëzakonshëm për Prishtinën! Tulltorja Qendra ArtTek u shpall fituese e Çmimit Ndërkombëtar të Fondacionit Holcim për arkitekturë të qëndrueshme dhe inovacion urban”, tha Rama.

Ai theksoi se ky vlerësim e vendos Prishtinën në hartën e qyteteve që ruajnë trashëgiminë Rama tha se Prishtina po ecë përpara.

“Ky vlerësim e vendos Prishtinën në hartën e qyteteve që mendojnë ndryshe – që e ruajnë trashëgiminë, e zhvillojnë kreativitetin dhe ndërtojnë me vizion të gjelbër.  Krenar me ekipin që e bënë këtë projekt realitet. Prishtina po ecë përpara me punë, ide dhe energji”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)