ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

  • A.P /
  • 29 October 2025 - 14:06
ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët së bashku me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Prokuroria i ka dorëzuar kërkesat e ndara për Veselin, Krasniqin dhe Selimin më 27 tetor 2025 tek trupi gjykues në këtë rast, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

(Kosova Sot Online)