Një grua lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj
Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në banesën ku jetonte foshnjën e lindur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.
(Kosova Sot Online)
