Prokuroria kërkon paraburgim për disa persona

  • A.P /
  • 30 October 2025 - 11:07
Prokuroria kërkon paraburgim për disa persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga gjykata atje që t’ia caktojë masën e paraburgimit katër të dyshuarve për shitblerje narkotikësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Prokurorisë “nga provat e siguruara gjatë kontrollit të realizuar më datën 28 tetor 2025, në Ferizaj, rezulton dyshimi i bazuar se fillimisht më 22 tetor 2025, në Ferizaj, i pandehuri Q.T., me automjetin e tipit “GOLF 8”, ngjyrë e zezë, ka dorëzuar të pandehurve E.E. dhe E.V., një çantë ngjyrë krem-kafe me mbishkrimin ‘EUROLAND’,  me përmbajtje të substancës të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilën e lënë në mobilerinë e të pandehurit E.E., në fshatin Greme, kurse të nesërmen më 23 tetor 2025, rreth mbrëmjes, E.E., i ka kërkuar që t’ia dërgoj atë çantë tek shtëpia e tij,  gjë që edhe ka bërë, kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e E.V., janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 734.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore digjitale, dorëza lateksi dhe materiale të tjera për paketim, si dhe një çantë me mbishkrimin ‘EUROLAND’,- me çka dyshohet se në bashkëkryerje kryen veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.”

(Kosova Sot Online)