Vetëvendosje i kërkon koalicion LDK-së për balotazh
Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, i ka shkruar letër publike kandidatit të LDK-së për kryetar, Shefqet Shehu, për të bashkëpunuar për balotazhin e 9 nëntorit, ku Gola do të ballafaqohet me Ardian Gjinin e AAK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Si kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ndiej obligim, si politikan aq edhe qytetar, të ju drejtohem me një ftesë të hapur e të sinqertë për bashkëpunim”, ka shkruar Gola në letrën tij.
(Kosova Sot Online)
