Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

  • A.P /
  • 30 October 2025 - 14:45
Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie seksuale me dhunë është arrestuar në Tropojë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vladimir Rama, banues në fshatin Fierzë,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

(Kosova Sot Online)