Ja pse Vjosa Osmani e anuloi vizitën në Paris

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 08:24
Ja pse Vjosa Osmani e anuloi vizitën në Paris

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se në Forumin e Paqes në Paris ka qenë e ftuar Presidentja Vjosa Osmani, por se ajo s’ka mundur të shkojë meqë e ka prioritizuar vizitën në Riad të Arabisë Saudite ku u ndërmjetësua njohja nga Siria, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sadriu, duke falënderuar Presidentin francez dhe Zonjën e Parë, shprehi keqardhje për anulimin e vizitës.

“Falënderim i veçantë për Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjen e Parë, Brigitte Macron për ftesën në Paris Peace Forum dhe Ftesën për darkën tradicionale në Pallatin Elysee – një dëshmi e respektit dhe partneritetit të veçantë. Për shkak të agjendës së jashtëzakonshme në Riad të Arabisë Saudite, e cila rezultoi me njohjen nga Siria, Presidentja me keqardhje ka anuluar vizitën në Paris, duke prioritizuar takimet strategjike që do të fuqizojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Sadriu.

Por, në Francë për Forumin e Paqes nga Kosova shkoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me bashkëshorten e tij, ku mori pjesë në darkën solemne të edicionit të 8-të të Forumit të Paqes në Paris si mysafirë të Macron.


(Kosova Sot Online)