 
															Albin Kurti: Buxheti i vitit 2026 do të jetë 4 miliardë euro
 
															Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2026 do të jetë 4 miliardë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në mbledhjen e Qeverisë të premten, Kurti tha se buxheti parasheh edhe pagën e 13-të për sektorin publik.
“Siç e parasheh Ligji për financat publike, brenda afatit ligjor po miratojmë projektligjin për vitin fiskal për buxhetin e vitit 2026”.
“Është buxhet prej 4 miliardë eurosh, ku 1.4 janë investime kapitale, një risi në këtë buxhet është dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													