 
															Qeveria Kurti e miraton buxhetin për vitin 2026
 
															Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
"Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													