 
															Kurti tregon pse i rriten pensionet e shtesat në këtë kohë
 
															“Qeveria Kurti 2.5” mori vendime për rritjen e pensioneve dhe shtesave në një kohë të pasigurive institucionale dhe në mes të zgjedhjeve lokale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pse i mori tash këto vendime dhe s’ka pritur ta bëjë më vonë në një qeveri me mandat të plotë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se “më mirë të merren” tash.
“Nëse ata do të ishin dakord për ta shtyrë edhe unë do të isha dakord”, tha Kurti për pensionistët e përfituesit e shtesave
“E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundimi se mund ta bëjmë. Rrjedhimisht, nuk kemi arsye pse ta shtyjmë. Më mirë kështu që edhe vazhdojmë të jemi qeveri në detyrë e që i morëm këto vendime të mira sesa të thonë që të presim për Qeverinë e re e cila nuk e dimë a është sivjet apo vitin e ardhshëm dhe vetëm atëherë do të mund t’i gëzoni”, deklaroi Kurti.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													