LDK nënshkruan koalicion me PDK-në për balotazh

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 13:00
LDK nënshkruan koalicion me PDK-në për balotazh

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar koalicion me PDK-në për balotazhin e 9 nëntorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata e kanë bërë edhe publike marrëveshjen e arritur pas pajtueshmërisë mes dy Degëve.

Ismajli ka shkruar se “ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi”.

Në Gjilan, LVV dhe LDK garojnë për balotazhin e 9 nëntorit.

(Kosova Sot Online)