 
															Abdixhiku jep detaje pas takimit me Osmanin
 
															Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Abdixhiku, tha pas takimit me presidenten se në këtë takim “në këtë takim u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentarë se nuk ka shumicë parlamentare. Tani i takon presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të përcaktojë se a ka shumicë apo jo”.
Abdixhiku theksoi se “sa më parë që i shpallim zgjedhjet i shmangim krizat që mund t’i vihen vendit”.
Ai shtoi se në takim ”nuk folëm për data as për marrëveshje politike. Këtu ishim për të dhënë qëndrimet e partive dhe presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”.
Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime ndoshta duhet provuar edhe një herë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													